PANAIRI ‘AGROKOS 2017’, MUNDËSI PËR PROMOVIM TË BUJQËSISË

Risi e këtij panairi është pjesëmarrja e kompanive holandeze të organizuar nga Qeveria Holandeze dhe Zyra për bashkëpunim dhe tregti pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Po ashtu, pjesëmarrës në këtë panair janë dhe kompanitë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ato nga Shqipëria. Ky panair është duke u mbështetur nga Agjencia për Promovimin e Investimeve (KIESA). Në këtë panair po marrin pjesë kompani tjera individuale nga vendet e rajonit. Për fermerët në tre ditët që do të mbahet ky panair do të organizohen seminare të ndryshme.

Bekim Xhafa, drejtor i CEOKOS, në hapje të panaitit thas se “ne sot po e hapim panairin e 17-të me radhë, 17 vite traditë dhe kjo po tregon që ky panair vërtetë ka treguar sukseset e tij dhe kjo është dëshmia më e mirë që po e organizojmë për të 17-në herë që po vazhdon të sjellë pjesëmarrje të nivelit të lartë”.

Ai theksoi se për herë të parë në këtë panair po merr pjesë pavijoni me biznese nga Holanda, që kanë zgjedhur Prishtinën për t’u shtrirë në Ballkan.

Në emër të Qeverisë së Kosovës të pranishmit i përshëndeti Haki Shatri, këshilltari i Kryeministrit, i cili tha se “Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për promovimin e konkurrencës së lirë ekonomisë së tregut të hapur dhe përkrahjes së bizneseve si vendoreve dhe atyre që vijnë për të investuar këtu që t’i shmangim të gjitha pengesat dhe njëherit t’u rekomandojmë që për çdo problem i cili mund t’iu dalë, atëherë Kabineti i Kryeministri është i hapur për të gjithë”.

Ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, tha se “kjo është hera e parë që Holanda po merr pjesë në panairin ‘Agrokos” me të vërtetë kemi kënaqësi të jemi këtu.

Holanda është partner kyç i biznesit në Kosovë dhe lider global lidhur me bujqësinë, është eksportuesi i dytë në botë për prodhimet bujqësore dhe Holanda mund të kontribuon shumë gjatë këtij panairi me këshilla dhe sugjerime.

Pjesë e këtij panairi janë edhe bizneset kosovare. Besim Sahiti, drejtor i kompanisë ‘Agropharma’, për Gazeta Bujku, u shpreh se “kjo nuk është hera e parë që po marrim pjesë në këtë panair, kemi marrë pjesë edhe në panairet e tjera të organizuar nga Odat ekonomike. Këto panaire janë të rëndësishme për arsye se promovohen produkte të reja nga kompanitë të cilat ne i distribuojmë në Kosovë nga kompanitë holandeze, izraelite, italiane. etj.”.

Ai theksoi se institucionet përkatëse në këtë rast, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të krijoj lehtësira dhe mbështetje për promovimet e këtyre produkteve.

Sahiti tha se kompania të cilën ai drejton organizon trajnime dhe këshilla për fermerë, nga agronomë profesionit të cilët janë pjesë e kompanisë ‘Agropharma’.

“Në këtë vit fokus të veçantë e kemi ‘Nunhemsin’, e cila që tri vite është pjesë e Bayer-Group, që merret me hibride të perimeve. Që dy vite radhazi që i testojmë disa hibride duke filluar nga domatja, shalqiri, speci, karota, sallata apo marulja lloj sallate. Këtë vit ose vitin që hymë do të kemi edhe produkte komerciale që do t’u ofrojmë fermerëve në treg. Për atë është edhe fokusi i këtij panairi sot do të mbahet edhe një takim më i gjerë do të vijnë dy ekspertë holandez që do të ligjërojnë rreth këtyre produkteve që ne i posedojmë, këshilla për fermerë. Përveç Nunhemsit, ne prezantojmë edhe ICL është një emër jo i ri, një emër që katër vite është prezent në treg me vlera të ndryshme kristalore, granulare. Italopollina një tjetër firmë nga Italia, e cila kryesisht merret me plehun organik. Po ashtu është prezantojmë edhe Pindstrupin, që është prodhim holandez, është substrat profesion për kultivues të perimeve dhe luleve”, u shpreh Sahiti.

Nehat Mjeku, inspektor te kompania ‘Albinspekt’ tha se “kjo kompani merret me zhvillimi e prodhimeve bujqësore të certifikuara dhe të infrastrukturës së certifikimit në Shqipëri dhe Kosovë. Me certifikimin mbrojmë prodhuesit, garantojmë konsumatorët dhe i shtojmë vlerë produktit. ‘Albinspekt’ është kompania e parë shqiptare e listuar nga Bashkimi Evropian në Listën e Trupave inspektuese dhe certifikuese të njohura nga BE”.

Panairi ‘Agrokos 2017’, do të jetë i hapur deri me datë 20 tetor. /Gazeta Bujku