PËR NE
Sistemit Informativ i Tregut (SIT) është organizatë jo-profitabile dhe jo-fitimpruese që ka për qëllim kryesor sistemin e informacionit të marketingut për të mbështetur vendimet dhe përpjekjet për ndërrmarrësit dhe prodhuesit. Megjithatë, informacioni është gjithashtut i dobishëm për akterë të ndryshem si organizata, akademikë dhe hulumtuesë. Institucionet kanë informacione të dobishme për politika zhvillimore dhe mbështetjen e programeve të ndryshme në agro-ekonomi, organizatat mund të shfytëzojnë informacionet për zhvillimin e programeve në mbështetje të komunitetit dhe për një qasje dhe asistencë më të mirë për nevojat e fermerëve.
Kush jemi?
Sistemi Informativ i Tregut është organizatë e dizajnuar nga vete stafi i SIT-it,mbështetur nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me zyre qendrore në Prishtinë dhe me një staf në shtatë qendrat kryesore të Kosovës.SIT-i ka profesionalizëm në implementimin e projekteve të një spektri të gjërë të lamive të ndryshme, duke e dëshmuar vetën si aktor i mirëfilltë.
Çfarë bëjmë?
Ne bëjmë hulumtimin,grumbullimin,analizimin dhe publikimin e informatave të produkteve bujqësore në tërë territorin e Kosovës dhe lehtësojmë ofrimin e informatave relevante për institucionet,organizatat, donatorë,konsumatorë,fermer,tregtare,prodhues,përpunuese dhe të tjerë lidhur me aktivitetet e sistemit informativ të tregut në Kosovë. Ueb-faqja ofron një hapësirë të përmbledhur me informata për të gjitha palët e interesuara për bashkëpunim, partneritet në Kosovë,si dhe për të qenë në rrjedha me ndryshimet, zhvillimet, tendencat dhe sfidat e sektorit bujqësisë dhe ekonomisë.
Misioni
Pozicionimin stratëgjik të sektorit agro-ekonomisë për një treg më dinamik në Republikën e Kosovës.
Vizioni
Për të ofruar shërbime këshilluese bujqësore të marketingut për akterët kyç në mbështetje të një sistemi të marketingut bujqësor në Republikën e Kosovës.