AGROKOS është shndërruar në këshilltar dhe partner besnik për mijëra ndërmarrës dhe firma vendorë e ndërkombëtarë nga sektori i agrobiznesit që kanë ekspozuar dhe vizituar këtë ngjarje ndër vite.
Duke shfrytëzuar lokacionin gjeografik, në qendër të Ballkanit, si dhe rrjetin e gjerë që disponon AGROKOS është kthyer në një ngjarje tregtare tashmë kyçe dhe tradicionale dhe është duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e mëtejmë të zinxhirit të prodhimtarisë vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e agrobiznesit. Njëkohësisht AGROKOS është kthyer në urë-lidhëse ndërmjet bashkëpunimit afarist të vendeve të Evropës dhe më gjerë.
Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO organizon aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si; seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe.
Si ngjarje e rëndësishme në vend AGROKOS çdo herë ka pas bashkëpunime të ngushta me institucionet e qeverisë së Kosovës dhe organizatave te huaja të cilat kanë projekte aktuale të fushës së Agrobiznesit.