Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në panairin “Biofach 2019”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.
Eurofruti, Fungo, OrganicHerb, Agroproduct dhe Hit-Flores janë kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre si fruta mali, bimë mjekuese, aromatike para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.
“Biofach” është panair në të cilin promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik dhe të njihen me trendët e fundit të këtij sektori.
Ndryshe, panairi do të qëndrojë i hapur nga 13 deri 16 shkurt.